Vietnami ul tarifat doganore për disa mallra të importuara

Vietnami ul tarifat doganore për disa mallra të importuara

Qeveria e Vietnamit ka vendosur të ulë tarifat doganore për një kategori mallrash të importuara, në përpjekje për të shmangur kërcënimet e tarifave të SHBA-së. Sipas burimeve lokale, bëhet fjalë për mallra të importuara si makina, gaz i lëngshëm dhe produkte bujqësore dhe blegtorale. “Nga data 31 mars 2025, artikuj të caktuar, si automjete, lëndë druri, etanoli, këmbët e ngrira të pulës, kikirikët, mollët e freskëta, qershitë, frutat e thata, etj., i nënshtrohen një niveli të ri tarifash doganore të rezervuara për importet preferenciale”, thuhet në njoftimin të lëshuar nga autoritetet vietnameze. Syri.net-iefimerida.

Burimi: Syri.net