Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Vidhnin karburant nga makinat e parkuara në zonën e Breshias, arrestohen 2 shqiptarë në Itali
Dy shqiptarë janë arrestuar në Breshia të Italisë, pasi u kapën në flagrancë teksa vidhnin karburant nga automjete të parkuara. Sipas mediave të huaja, të dy janë në gjendje të parregullt qëndrimi në Itali dhe ishin të njohur më parë për autoritetet italiane për precedentë penalë. Ngjarja ndodhi pas një sinjalizimi nga një qytetar, i cili vuri re një automjet të dyshimtë në zonën via Buozzi dhe njoftoi menjëherë policinë në numrin 112. Qytetari i ndoqi nga larg autorët, duke informuar policinë se ata ishin zhvendosur në via Rosselli, pranë një kompanie private, për të kryer një tjetër vjedhje. Brenda...