Vidhet gjatë natës selia e PD-së në Cërrik

Vidhet gjatë natës selia e PD-së në Cërrik

Një incident elektoral është regjistruar në Cërrik. Gjatë natës që sapo lamë pas, është vjedhur selia e Partisë Demokratike të Cërrikut. U raportua se në zyra janë marrë kompjuteri dhe një televizor. Ende nuk dihen autorët dhe policia nuk ka një njoftim për ngjarjen. Vlen të theksohet se një ditë më parë kreu demokrat Berisha ishte në këtë qytet.
Burimi: Kohajone.com