Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
VIDEOLAJM/ Zjarr i fuqishëm në Laprakë, flakët përfshijnë zonën përballë shkollës ‘Aleks Buda’
Zjarr ka rënë pasditen e sotme në zonën e Laprakës, përballë shkollës “Aleks Buda” në Tiranë. Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke shkaktuar panik te banorët e zonës. Shërbimi zjarrfikës ka ndërhyrë menjëherë dhe po punon për neutralizimin e zjarrit.