VIDEO/ Zjarri pranë Urës së Kardhiqit, rrezikoi banesat dhe magazinat

VIDEO/ Zjarri pranë Urës së Kardhiqit, rrezikoi banesat dhe magazinat

  Një zjarr me përmasa të konsiderueshme ka rënë mbrëmjen e sotme në zonën e Urës së Kardhiqit në Gjirokastër, duke rrezikuar banesat dhe disa magazina pranë vendngjarjes. Drejtoria e MZSH-së Gjirokastër u njoftua për zjarrin në orën 21:35. Menjëherë pas njoftimit, grupi i ndërhyrjes u nis drejt zonës. Me mbërritjen në vendngjarje, shërbimet zjarrfikëse konstatuan se flakët ishin përhapur në barishte, shkurre dhe kallamishte, në afërsi të banesave dhe objekteve magazinuese. Për shkak të afërsisë me zonën e banuar, ekzistonte rreziku që zjarri të përhapej drejt banesave dhe objekteve përreth. Zjarrfikësit ndërhynë menjëherë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, duke arritur të ndalonin përhapjen e zjarrit. Pas ndërhyrjes, zjarri u shua plotësisht.