Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
VIDEO / Zjarret në Dibër e Vlorë, BE aktivizon flotën ajrore: Gati për më shumë mbështetje
Mbrojtja Civile dhe Ndihma Humanitare e Bashkimit Evropian ka reaguar në rrjetin social “X” lidhur me situatën në Shqipëri, duke shprehur gatishmërinë për të ofruar mbështetje shtesë nëse lind nevoja. “Kemi mobilizuar flotën e zjarrfikësve nga ajri për zjarret në Vlorë dhe Dibër. Jemi të gatshëm të ofrojmë më shumë mbështetje nëse është e nevojshme,” thuhet në postim. Siç raportoi më herët edhe Ministria e Mbrojtjes, janë nëntë vatra aktive zjarri në vend dhe një në monitorim. Kritike paraqitet situata në Dukat të Vlorës, ku thuhet se flakët po përparojnë drejt fshatit dhe Llogarasë e po ashtu te “Liqeni i Luleve”...