VIDEO/ Zjarr i madh në Korinth, banorët urdhërohen të evakuohen

VIDEO/ Zjarr i madh në Korinth, banorët urdhërohen të evakuohen

Bota E Martë, 22 Korrik 2025 20:36 Një zjarr i madh ka rënë në qytetin e Korinthit në Greqi, ku autoritetet janë vënë në alarm për shkak se flakët kanë dalë jashtë kontrollit. Banorët e zonës janë urdhëruar të evakuohen dhe të braktisin shtëpinë. Mesazhe të shumta paralajmërimi kanë mbërritur në celularët e tyre, përmes numrit 112 të emergjencave. Më herët, banorët e zonave Kionia, Stymfalia dhe Matsiza u njoftuan për t’u evakuuar. Një pyll me pisha dhe bredha po digjet në një lartësi prej 1000 metrash, teksa zjarrfikësit po përballen me një situatë tejet të vështirë.
Burimi: Kohajone.com