Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
VIDEO/ Zhupa: 348 milion lekë për një gërmadhë që nuk u shërben nxënësve të Sarandës, me 11 maj zgjedhim mes shkollës dhe klientelës së qeverisë
👁7839
Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar ashpër për situatën e 'Eco Campusit' në Sarandë. Në një postim në Facebook, ajo e cilëson godinën një gërmadhë të braktisur prej më shumë se shtatë vitesh. Zhupa akuzon qeverinë se ka shpenzuar 348 milion lekë nga taksat publike për një objekt që nuk u shërben nxënësve. Sipas saj, godina do të përdoret si pjesë e një kompleksi rezidencial për qeveritarët dhe klientët e tyre. Ajo thekson se prej katër vitesh e denoncon këtë situatë pa marrë zgjidhje. Zhupa u bën thirrje prindërve të Sarandës të votojnë më 11 maj...