Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
VIDEO/ Zëdhënësja e Trump largon policin me ngjyrë nga sfondi i presidentit
👁8331
Me një lëvizje koke dhe një gjest të qartë, zëdhënësja e Donald Trump, Karole Leavitt, kërkoi dhe arriti që një agjent me ngjyrë të largohej nga sfondi i presidentit amerikan. Në pamjet filmike, Leavitt, dukshëm e irrituar, i del pas shpinës presidentit ndërsa ky i fundit po flet para kamerave në Kapitol, pranë kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, dhe i tregon agjentin me ngjyrë dikujt jashtë optikës së kamerës. Polici gjithashtu kthen kokën drejt personit me të cilin po flet Leavitt dhe më pas largohet nga inkuadrimi.