VIDEO / Vrasja e Viktor Bardhit, policia zbardh detajet: U gjet i pajetë në makinën e tij

VIDEO / Vrasja e Viktor Bardhit, policia zbardh detajet: U gjet i pajetë në makinën e tij

Policia ka dhënë informacionin e parë zyrtar për vrasjen e ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Ndërfushas të Mirditës. Rreth orës 09:00, 65-vjeçari Viktor Bardhi është gjetur i pajetë brenda automjetit të tij. Sipas Policisë, ai dyshohet se është vrarë me armë zjarri. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes, mbledhjen e provave dhe zbardhjen e rrethanave që çuan në vrasjen e 65-vjeçarit. Ende nuk ka një motiv zyrtar për ngjarjen. Pista e një hakmarrjeje është një nga mundësitë që po verifikohen nga hetuesit, ndërsa pritet që në vijim të dalin të dhëna të tjera për dinamikën e atentatit. Viktor Bardhi është vëllai i Martin Bardhit, i cili u ekzekutua më 26 shtator 2023...