Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
VIDEO/ Vlora turistike sipas rilindjes! Rindizet zjarri tek fusha e mbetjeve, qyteti mbulohet nga tymi kancerogjen
Një zjarr ka përfshirë sot fushën e mbetjeve në Vlorë, duke shkaktuar një re të dendur tymi që përhapet mbi zonat përreth. Tymi toksik i çliruar nga këto mbetje po përhapet me shpejtësi në lagje të ndryshme të qytetit të Vlorës. Zjarrfikësit ndodhen në terren për izolimin e flakëve , por situata përsëritet sërish, dhe kur sezoni turistik sapo ka nisur.