VIDEO/ Vasili: Reforma territoriale për të shpopulluar vendin, për të grabitur pronat dhe pastruar paratë

VIDEO/ Vasili: Reforma territoriale për të shpopulluar vendin, për të grabitur pronat dhe pastruar paratë

Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka lëshuar akuza të forta ndaj Edi Ramës, duke e cilësuar votimin e djeshëm të reformës territoriale si, një akt kriminal dhe mafioz, që sipas tij synon rrëmbimin e pronave të qytetarëve dhe krijimin e hapësirave për pastrimin e parave. I ftuar në emisionin ‘Syri Digjital’ në SYRI TV, me moderator Bled Marku, Vasili akuzoi kryeministrin se ka përqendruar pushtetin në një zyrë të vetme, nga ku, sipas tij, kontrollohen institucionet, blihen deputetë e gjykatës dhe drejtohen vendimmarrjet në interes të grupeve të caktuara financiare. Duke komentuar vendimin e djeshëm, ai e lidhi atë me shpopullimin e vendit dhe rrezikun e humbjes së pronave nga qytetarët shqiptarë. Ai theksoi se, sipas tij, shpopullimi i Shqipërisë po krijon kushte...