VIDEO/ Uzuni provon spektaklin në Amerikë, roveshata e Myrtos shkon pranë traut të portës

VIDEO/ Uzuni provon spektaklin në Amerikë, roveshata e Myrtos shkon pranë traut të portës

Austini ka mposhtur me shifrat 1-0 LA Galaxy-n. Titullar në këtë sfidë ishte edhe Myrto Uzuni, i cili “flirtoi” me golin në minutat e hershme të lojës. Sulmuesi beratas provoi spektaklin, teksa në minutën e 7 “kërcënoi” portierin kundërshtar me një roveshatë. Megjithatë goditja e tij përfundoi vetëm pak më lart traut të portës./Sport Ekspres/
Burimi: Sportekspres.com