Video/ U godit nga rrufeja dhe mbijetoi: Ndjeva djegie dhe ndjesi shpimi gjilpërash…

Video/ U godit nga rrufeja dhe mbijetoi: Ndjeva djegie dhe ndjesi shpimi gjilpërash…

Një incident i pazakontë ka ndodhur në Staten Island të New York-ut, ku një burrë mbijetoi pasi u godit nga rrufeja vetëm pak metra larg makinës së tij. Ngjarja ndodhi të enjten e 27 gushtit në rrugën Todd Hill, pranë Windsor Road. Thomas Fami po ecte në rrugë kur rrufeja e goditi dhe ai u rrëzua menjëherë në tokë. Momenti i frikshëm u kap nga një kamera sigurie. Fami tregoi se pas goditjes përjetoi dhimbje të forta, djegie, ndjesi shpimi gjilpërash dhe mpirje në të dyja këmbët. Pavarësisht fuqisë së goditjes, ai nuk humbi ndjenjat. Pas pak çastesh arriti të ngrihej dhe shkoi drejt një banese aty pranë për të kërkuar ndihmë. Stephanie Homan, banore e zonës, tha se dëgjoi thirrjet për ndihmë dhe doli...