VIDEO/ Tym e flakë, digjen mbetjet tek magazinat e bashkisë së Lezhës

VIDEO/ Tym e flakë, digjen mbetjet tek magazinat e bashkisë së Lezhës

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë mëngjesin e sotëm zonën rreth  magazinave të Bashkisë Lezhë, përgjatë superstradës Lezhë-Milot, pranë kryqëzimit të Rriles. Flakët kanë përfshirë hapësirën ku prej kohësh depozitohen inertet dhe mbeturina të ndryshme ndërtimi. Forcat zjarrfikëse janë të pranishme në terren dhe po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, ndërsa shtëllungat e tymit të dendur janë përhapur në drejtim të zonës së banuar përreth dhe mbi aksin kryesor rrugor, duke krijuar shqetësime për banorët dhe rrezik për qarkullimin. Kjo nuk është hera e parë që kjo zonë përfshihet nga flakët, ndërsa dyshimet e para ngrenë...
Burimi: Syri.net