VIDEO/ “Turp e faqe e zezë!”- Të rinjtë vandalizojnë monumentin e At Gjergj Fishtës, ironia e analiztit Martin Leka: Një herë ia zhduku komunizmi, tani…

VIDEO/ “Turp e faqe e zezë!”- Të rinjtë vandalizojnë monumentin e At Gjergj Fishtës, ironia e analiztit Martin Leka: Një herë ia zhduku komunizmi, tani…

Grupe të rinjsh kanë vandalizuar sot një nga veprat e artit që qëndronte në zonën e Zogut të Zi në Lezhë. Grupe të rinjsh hipën sipër konstelacionit (monumentin) e librit “Lahuta e Malësisë” të At Gjergj Fishtës dhe nisën ta shkatërronin apo kthenin në një “lisharese” apo karusel. Analisti Martin Leka ka ironizuar me sarkazëm të thellë këto pamje, duke i cilësuar një “turp e faqe të zezë”. “Njëherë ia zhduku eshtrat regjimi komunist, tani po ja lëkundin njerëz pa din e iman, “Homerit” tonë At’ Gjergj Fishta! Sa turp e faqe e zezë”, shkruan analisti në postimin e tij, që e shoqëron edhe me pamjet e vandalizmit.