VIDEO/ Turizëm me çizme në Vlorë, përmbytet dhe porti, dogana dhe zyra e kufirit! Shikoni pamjet

VIDEO/ Turizëm me çizme në Vlorë, përmbytet dhe porti, dogana dhe zyra e kufirit! Shikoni pamjet

Në kulmin e sezonit turistik, Vlora tani shënon një tjetër rekord negativ për turistët e saj. Dy muaj pasi u dogj fusha e mbetjeve duke përhapur erë të rëndë dhe tym të dendur mbi qytetin bregdetar, sot turistët u gjendën përballë rrugëve të përmbytura. Syri.net sjell pamje të tjera të pasdites së sotme në Vlorë. Qyteti bregdetar, në mes të sezonit turistik përmbytet nga pak minuta shi. Tek shëtitorja “Albano e Romina’ prezenca e ujit është e madhe dhe ka vështirësi për qarkullim. Banorët e turistë nuk mund të lëvizin dhe janë të bllokuar pranë dyqaneve. Ndërkohë nën 'pushtetin' e ujit është edhe lagjja historike e Muradies, ku tavolina dhe karrige 'notojnë' në ujë, ndërsa çadrat janë përmbysur.  E rëndë bëhet situata dhe në port dhe pjesa doganore e kufirit dhe duhet...