VIDEO | Turisti ra në humnerë në Shkodër, shpëtohet pas ndërhyrjes me helikopter

VIDEO | Turisti ra në humnerë në Shkodër, shpëtohet pas ndërhyrjes me helikopter

Një turist është shpëtuar pas rënies në humnerë në fshatin Kaprre, në Njësinë Administrative Shalë, Shkodër. Ngjarja ndodhi teksa turisti po eksploronte zonën së bashku me katër persona të tjerë. Pas incidentit, Forca Ajrore u vu në gatishmëri dhe helikopteri Black Hawk kreu një operacion kërkim-shpëtimi për nxjerrjen e tij nga humnera. Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionalizmit të ekipeve të shpëtimit, turisti u nxor nga zona e rrezikshme. Ai kishte pësuar frakturë në këmbë dhe, pas evakuimit, u transportua drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërkohë, katër turistët e tjerë që ndodheshin me të janë në gjendje të mirë shëndetësore. Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, theksoi se Forca Ajrore mbetet në gatishmëri për ndërhyrje dhe shpëtimin e...