VIDEO/ Turistët shpenzojnë më pak në Shqipëri, Kotherja: Me 1000 euro këtë vit merr më pak shërbime se në 2022
Zhvlerësimi i euros po ndikon edhe në fuqinë blerëse të turistëve që vizitojnë Shqipërinë. Operatorit turistik Elvis Kotherja, i ftuar në emisionin ‘Kush Paguan’ në SYRI TV me moderatoren Klaudja Karabolli, tha se një turist që vjen në Shqipëri sot, me të njëjtin buxhet në euro, mund të marrë më pak shërbime krahasuar me disa vite më parë. Sipas Kotherjes, turisti vjen në Shqipëri me një buxhet të përcaktuar dhe zhvlerësimi i euros bën që ky buxhet të ketë një fuqi blerëse më të ulët. Kotherja theksoi se nuk hyn në diskutimin mbi arsyet e kursit të këmbimit, por nënvizoi efektin konkret që ai ka te turistët. Ai e krahasoi turizmin me eksportin, duke argumentuar se Shqipëria në njëfarë mënyre ‘eksporton’ vendin përmes shërbimeve që...
Burimi:
syri.net