VIDEO/ Tronditet “Times Square” në Nju Jork, një grua sulmon me thikë kalimtarët dhe lë 2 të vdekur! Policia e plagos, taseri nuk funksionoi: Do ju vrisja edhe ju!

VIDEO/ Tronditet “Times Square” në Nju Jork, një grua sulmon me thikë kalimtarët dhe lë 2 të vdekur! Policia e plagos, taseri nuk funksionoi: Do ju vrisja edhe ju!

Dy persona kanë vdekur dhe një tjetër është në gjendje kritike pas një incidenti të përgjakshëm që ndodhi të hënën pasdite në zemër të Times Square në New York. Autorja e sulmit ishte 49-vjeçarja Pamela Cisneros, e cila i goditi me thikë dy viktimat e saj brenda një hark kohor prej 20 sekondash. Ajo fillimisht e goditi me thikë në bark një burrë 68-vjeçar, ndërsa ai dilte nga një stacion metroje dhe priste të kalonte rrugën, dhe më pas e goditi për vdekje një grua 32-vjeçare, po në bark. Incidenti ndodhi pak para orës 16:30 të pasdites, në një nga zonat më të ngarkuara të Nju Jorkut. Menjëherë pas sulmit të saj, autorja e cila ka një histori sëmundjesh mendore me një incident në vitin...