VIDEO/ Tabaku tregon historinë e avokates në Tiranë: Shtresa e mesme po zhbëhet nga sistemi i pandershëm

VIDEO/ Tabaku tregon historinë e avokates në Tiranë: Shtresa e mesme po zhbëhet nga sistemi i pandershëm

Kandidatja për deputete e PD-së në Tiranë, Jorida Tabaku, solli në vëmendje historinë e Marselës. Ajo është një avokate dhe notere që përfaqëson mijëra profesionistë të ndershëm të shtresës së mesme që luftojnë çdo ditë me një sistem ekonomik të padrejtë. ”Marsela me dy diploma, me studime në Itali, hapi një zyrë të vogël notarie në Tiranë. Por tarifat e larta, tatimet e papërballueshme dhe detyrimet ndaj urdhrave profesionalë e çuan në kufijtë e mbijetesës”,-tha Tabaku. Për të ndonëse Gjykata Kushtetuese rrëzoi ligjin për taksimin e profesionistëve të lirë, Marsela dhe shumë të tjerë vazhdojnë të paguajnë taksa dhe detyrime...
Burimi: Kohajone.com