VIDEO/ Shpërthen depoja e fishekzjarrëve në Kaliforni, evakuohen qytetarët rreth zonës

VIDEO/ Shpërthen depoja e fishekzjarrëve në Kaliforni, evakuohen qytetarët rreth zonës

Dy ditë para 4 Korrikut në Kaliforninë Veriore shpërtheu një depo që ruante fishekzjarrë. Zjarri shpërtheu rreth orës 5:50 pasdite në një zonë kryesisht rurale në Esparto, tha shefi i qarkut të Mbrojtjes nga Zjarri të Espartos, gjatë një konference për shtyp. Zyrtarët nuk dhanë asnjë informacion në lidhje me lëndimet, por thanë se shumë struktura ishin në flakë. Shkaku i shpërthimit mbetet ende i panjohur. Zyra e sherifit njoftoi një zonë evakuimi prej një miljesh rreth objektit dhe u bëri thirrje njerëzve që të shmangin zonën. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv