Burimi:
Sot.com.al

Video/ Sherr në ambientet e një hoteli në Tiranë, Ilir Demaliaj godet me shqelm Kujtim Gjuzin
👁7443
Një përleshje fizike ka ndodhur mes gazetarit Ilir Demaliaj dhe ish-deputetit Kujtim Gjuzi, të cilët janë filmuar në një video që po qarkullon në rrjetet sociale. Në video, Demaliaj duket se përpiqet ta godasë Gjuzi, ndërsa ky i fundit e shmang sulmin dhe pas një momenti të tensionuar, Demaliaj e godet me shqelm. Një person i tretë përpiqet të ndërhyjë për t’i ndarë, por bie në shesh. Motivi i këtij incidenti ende nuk është bërë i qartë, por sipas reagimit të Demaliajt, shkaku është një ngacmim që i ka bërë Gjuzi në rrjetet sociale, ku ai ka përmendur familjen e...