VIDEO/ Rei Manaj është “bishë” në Ligën e Parë të Turqisë, shënoi golin e 10 në 13 ndeshje

VIDEO/ Rei Manaj është “bishë” në Ligën e Parë të Turqisë, shënoi golin e 10 në 13 ndeshje

Rey Manaj vazhdon të konfirmojë formën fantastike që po kalon në futbollin turk. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka gjetur sërish rrugën e rrjetës, këtë herë në transfertën ndaj Vanspor FK, duke treguar edhe një herë instinktin e tij të jashtëzakonshëm për golin. Në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të të Ligës së Parë turke, Sivasspor u mposht me rezultatin 3-1, por Manaj ishte një nga protagonistët e skuadrës mike. Në minutën e 85-të, pas një krosimi nga krahu, bomberi lushnjar u shkëput bukur dhe goditi saktë me kokë, duke dërguar topin në rrjetë. jë finalizim që konfirmon aftësitë e tij në lojën ajrore dhe nuhatjen për të qenë gjithmonë në vendin e duhur brenda zonës. Ky ishte goli i 10-të i Rey Manajt në...