Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
VIDEO/ Rama: Vera e prodhuar në kantinën ”Arbëri” kalon kufijtë, çel dyert edhe bujtina
👁8711
Kantina e prodhimit të verës “Arbëri” një sipërmarrje e familjes Kaçorri, në zonën e Mirditës, ka rikthyer traditën e shijes së veçantë të verës Kallmet. Kjo kantinë i ka dhënë emër jo vetëm kësaj zone, por edhe Shqipërisë në botë, për cilësinë e veçantë të verës. Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministri i Drejtësisë, njëherësh drejtues politik i qarkut të Lezhës, Ulsi Manja, vizituan nga afër këtë kantinë, ku pranë saj po ngrihet edhe një bujtinë. Rama tha se vera e prodhuar në kantinën “Arbëri”, me vreshtat e mbjella në kodrat e larta të Bukmirës, i ka kaluar kufijtë...