VIDEO / Rama: Buna rrjedh e lirë pas përfundimit të fazës së dytë të pastrimit në Dajlan

VIDEO / Rama: Buna rrjedh e lirë pas përfundimit të fazës së dytë të pastrimit në Dajlan

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ku njofton për përfundimin me sukses të fazës së dytë të ndërhyrjes në lumin Buna, në zonën e Dajlanit, Shkodër. Ndërhyrja synon përmirësimin e qarkullimit natyror të ujërave dhe mbrojtjen e mjedisit në këtë zonë. “Mirëmëngjes, dhe me lumin Buna, që pas shumë vitesh rrjedh i lirë në shtratin e vet, pas mbylljes me sukses të fazës së dytë të ndërhyrjes për pastrimin e çlirimin e shumëpritur të zonës së Dajlanit në Shkodër, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama në postim.
Burimi: Javanews.al