VIDEO / Rama: “Angela Merkel” do të hapë dyert për më shumë se 1300 nxënës në Kamëz

VIDEO / Rama: “Angela Merkel” do të hapë dyert për më shumë se 1300 nxënës në Kamëz

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të premte, 18 korrik, pamjet e shkollës së re 9-vjeçare “Angela Merkel” në Kamëz, e cila do të hapë dyert në muajin shtator për mbi 1 300 nxënës. Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Rama tregon ambientet moderne të godinës arsimore, të cilat janë ndërtuar sipas standardeve europiane, tashmë të konsoliduara jo vetëm në pjesën më të madhe të shkollave në Bashkinë Kamëz, por edhe në rreth 400 shkolla të reja të ndërtuara në gjithë vendin. “Mirëmëngjes, dhe me shkollën e re 9-vjeçare ‘Angela Merkel’ në Kamëz, e cila hap dyert në...
Burimi: Javanews.al