VIDEO/ Qytetari i revoltuar: Jo dialog. Rama mashtron, me pushtet ai të merr tokën
Një qytetar i pranishëm në protestën e pedagogëve përballë Kryeministrisë ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj klasës politike, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për mungesë sinqeriteti në thirrjet për dialog. I pyetur nga gazetari i ”Koha Jonë”, Daniel Muçaku nëse ishte dakord me thirrjen e Ramës për dialog, qytetari u shpreh se fjalët e kryeministrit nuk përputhen me veprimet e tij. “Rama ndryshe flet e ndryshe bën. Të thotë hajde dialog, pastaj, sa të marrë përsëri mbështetje, të mohon kokë e tokë”, deklaroi ai, duke theksuar se Shqipërisë i duhen të rinj të aftë, vizionarë dhe të përkushtuar ndaj vendit, e jo njerëz që shiten për interesa të vogla. Qytetari tha se prej 35 vitesh ka qenë dëshmitar i mashtrimeve politike, duke kritikuar ashpër si...
Burimi:
kohajone.com