Maratona e Tiranës zhvillohet sot, 5,800 vrapues në garë, ja rrugët që do të bllokohen

Maratona e Tiranës zhvillohet sot, 5,800 vrapues në garë, ja rrugët që do të bllokohen

Edicioni i dhjetë i Maratonës së Tiranës ka nisur sot në orën 08:00, duke bërë bashkë rreth 5,800 pjesëmarrës në këtë aktivitet sportiv. Risia e këtij viti është përfshirja e garës prej 5 kilometrash, e cila synon të nxisë pjesëmarrjen e sa më shumë qytetarëve në këtë event. Për organizimin dhe mbarëvajtjen e aktivitetit janë angazhuar prej gjashtë muajsh rreth 600 vullnetarë, 800 efektivë policie dhe 500 punonjës të Bashkisë së Tiranës. Për shkak të zhvillimit të maratonës, deri në orën 16:00 do të ketë kufizime në qarkullimin e automjeteve në disa prej akseve kryesore të kryeqytetit. E gjithë Unaza e Vogël e Tiranës do të jetë e bllokuar për automjetet, së bashku me bulevardin “Zogu i Parë” dhe Bulevardin e Ri. Kufizimet do të...