Tiranë, 17-vjeçari kapet me pushkë dhe 140 fishekë luftarakë

Tiranë, 17-vjeçari kapet me pushkë dhe 140 fishekë luftarakë

Një 17-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi u kap duke lëvizur i armatosur me një pushkë gjysmëautomatike dhe 140 fishekë luftarakë në rrugën e fshatit Allgjatë. I mituri, banues në Vaqarr, u arrestua në kuadër të operacionit policor të koduar “Guns 3”, të zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6. Sipas Policisë, operacioni nisi pas informacioneve të siguruara në rrugë operative se një person po lëvizte i armatosur. Pas lokalizimit të të dyshuarit në rrugën e fshatit Allgjatë, efektivët ndërhynë dhe bënë ndalimin e tij. Gjatë kontrollit, 17-vjeçarit iu gjet një armë zjarri, e dyshuar si pushkë gjysmëautomatike, si dhe 140 fishekë luftarakë, të cilat, sipas Policisë, i posedonte pa leje. Arma dhe municioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale,...