VIDEO/ Qytetarët lënë kryeministrinë, nisen drejt sheshit ‘Skënderbej’

VIDEO/ Qytetarët lënë kryeministrinë, nisen drejt sheshit ‘Skënderbej’

Pas përplasjeve me policinë e cila përdori gaz lotësjellës, plumba gome dhe ujë ndaj protestuesve, duke shoqëruar disa prej tyre, qytetarët kanë ndryshuar vendqëndrim për momentin. Ata janë larguar nga zona para kryeministrisë dhe po grumbullohen në zonën e sheshit ‘Skënderbej’. Pas përplasjeve të mëparshme tek selia e qeverisë, aktualisht situata është e qetë në zonën e sheshit ‘Skënderbej’.