Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
VIDEO / Qarkulloi me ‘G-Class’ në breg të detit në Lezhë, gjobitet me 500 mijë lekë 23-vjeçari
Një 23-vjeçar është gjobitur me 50 mijë lekë nga policia pasi qarkulloi me automjet tip “G-Class” në breg të detit dhe cenoi sigurinë e pushuesve. Njoftimi i policisë: Shërbimet e Policisë Rrugore të Lezhës, menjëherë pas publikimit të një video-je në portalin “JOQ Albania”, në të cilën shfaqet një automjet tip “G-Class” duke lëvizur në brezin e rërës në breg të detit, në plazhin e Vainit, kryen verifikimet, me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore të drejtuesit të automjetit. Në përfundim të tyre, u identifikua dhe u shoqërua në komisariat, shtetasi A. N., 23 vjeç, banues në Lezhë. Ai u ndëshkua me masë administrative 50 000 lekë, për shkelje të neneve 7 dhe 139 të Kodit Rrugor.