VIDEO/ ‘PS repart ushtarak’, Gjin Gjoni: Nuk pres surpriza nga votimi për reformën territoriale
Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i ftuar në emisionin ‘Ora 19’ në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, ka kundërshtuar projektligjin për reformën territoriale, duke argumentuar se ai bie në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi. Gjoni u ndal te neni 108 i Kushtetutës, i cili përcakton njësitë e qeverisjes vendore dhe mënyrën se si duhet të realizohet ndarja territoriale. Sipas deputetit demokrat, kufijtë territorialë duhet të caktohen me ligj duke u bazuar në nevojat dhe interesat e përbashkëta ekonomike, si dhe në traditat historike. Sipas tij, edhe drafti aktual i projektligjit, me 4 nenet e tij, ka ‘defekte të jashtëzakonshme’ në raport me ligjin për pushtetin vendor dhe ligjet e tjera që lidhen me zbatimin e reformës. Gjoni tha se, sipas të...
Burimi:
syri.net