VIDEO / Protesuesit sulmuan deputeten e PS, reagon Koçiu: Kjo është dhunë e mirëfilltë!
Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka reaguar pas tensioneve të regjistruara në nisje të seancës plenare, ku disa deputetë u përballën me protestuesit që ishin mbledhur para ambienteve të Parlamentit. Përmes një postimi në Facebook, Koçiu i ka cilësuar incidentet si akte dhune, duke dënuar veçanërisht rastin e deputetes së Partisë Socialiste, Iris Luarasi. “Kjo nuk është as protestë, as shprehje e zemërimit qytetar. Është dhunë e mirëfilltë dhe e shëmtuar, e cila duhet dënuar me forcë, pa asnjë hezitim dhe pa asnjë justifikim”, shkruan Koçiu. Ajo e cilësoi si “akt të turpshëm” dhunën ndaj përfaqësuesve të institucioneve dhe deputetëve, duke vënë theksin te rastet që përfshijnë gratë. “Dhuna ndaj përfaqësuesve të institucioneve dhe deputetëve, veçanërisht ndaj grave, si në rastin e sotëm ndaj Iris Luarasit, është...
Burimi:
javanews.al