VIDEO-Protesta te kryeministria/ Sina: Rama na provokoi, është i frikësuar, do të jemi kudo ku të jetë ai

VIDEO-Protesta te kryeministria/ Sina: Rama na provokoi, është i frikësuar, do të jemi kudo ku të jetë ai

Protesta para Kryeministrisë është shoqëruar me tensione, pasi forcat e policisë kanë ndërhyrë për të spostuar protestuesit nga rruga. Aktivisti Erlis Sina, në një lidhje live me moderatoren Armela Ferko në SYRI TV, ka denoncuar sjelljen e policisë dhe ka treguar dinamikën e përplasjes. Sina tha se protestuesit ishin mbledhur në mënyrë paqësore përpara Kryeministrisë, duke përdorur vetëm një megafon, ndërsa policia ka ndërhyrë për të liruar rrugën. Sipas tij, në një moment janë futur edhe forcat ‘Shqiponja’, të cilat kanë nisur të shtyjnë protestuesit. Aktivisti tha gjithashtu se gjatë ndërhyrjes pati tentativa për shoqërimin e disa protestuesve. Intervista me Armela Ferkon: Armela Ferko: Mirë, unë e përmenda pak çaste më parë, një nga aktivistët që e pashë edhe në transmetim live pak çaste më...