VIDEO/ Policia zbulon pamjet! Tentoi të grabiste bankomatin në qendër të Tiranës, ndalohet 15-vjeçari i dyshuar
Në vijim të veprimeve intensive hetimore dhe operacionale, të kryera me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të veprimeve të kundërligjshme, gjatë protestave të ditëve të fundit, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda kundër Pronës ndaluan një 15-vjeçar. I mituri dyshohet se është njëri nga autorët e thyerjes së një bankomati në rrugën “Luigj Gurakuqi”, më datë 15.10.2026, me qëllim vjedhjen. Punohet për identifikimin dhe ndalimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast.
Burimi:
javanews.al