VIDEO-‘Po kontrollohen faktet’/ Çela zbulon detaje nga dokumentari austriak për korrupsionin në Shqipëri

VIDEO-‘Po kontrollohen faktet’/ Çela zbulon detaje nga dokumentari austriak për korrupsionin në Shqipëri

Gazetarja investigative Lindita Çela ka folur në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV për dokumentarin investigativ austriak që pritet të publikohet dhe që trajton korrupsionin në Shqipëri. Sipas Çelës, dokumentari ndodhet aktualisht në proces editimi dhe kontrolli të fakteve. ‘Unë besoj se është në proces të editimit, por edhe të kontrollit të fakteve, sepse është një dokumentar investigativ’, u shpreh Çela. Ajo tha se nuk bëhet fjalë për një prodhim të bazuar vetëm në disa intervista, por për një punë më të gjerë investiguese dhe dokumentuese. Çela deklaroi se njeh regjisorin e dokumentarit dhe mënyrën e tij të punës, duke e përshkruar atë si një profesionist skrupuloz në raport me evidencat, faktet dhe mënyrën e rrëfimit të një historie. Sipas gazetares, një...