VIDEO/ Përplasje fizike në një qendër votimi në Pogradec

VIDEO/ Përplasje fizike në një qendër votimi në Pogradec

Një tjetër konflikt ka ndodhur pranë qendrës së votimit në shkollën ‘Muhamer dhe Esat Minarolli’ në qytetin e Pogradecit. Në ambientet e jashtme të kësaj qendre është shënuar një përplasje fizike, ndërsa ende nuk dihen shkaqet dhe personat e përfshirë. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë. Policia ka patur raportim për incident, ka shkuar në vendin e ngjarjes por s’ka konstatuar asnjë person ose vazhdimësi të konfliktit.
Burimi: Syri.net