Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
VIDEO – Pas rikonstruksionit të plotë, Xhamia e Plumbit në Shkodër hap dyert për ritualet fetare të besimtarëve
👁11529
30 maj 2025. Një ditë e shënuar për krejt bashkësinë islame të Shkodrës, por jo vetëm. Xhamia e Plumbit pas disa kohësh e mbyllur për shkak të restaurimit dhe rimëkëmbjes totale hapi sot dyert për faljen e namazit të xhumasë së parë pas përurimit të saj, më 8 maj 2025. Besimtarë të shumtë e tejmbushën sallën e faljes së xhamisë së Plumbit dhe ambientet e saj të jashtme duke e kthyer këtë ditë në një dëshmi gëzimi dhe një moment të paharruar për të gjithë të pranishmit. Besimtarë të ardhur nga vende të ndryshme të botës, si Zvicra, Gjermania, Kosova,...