Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Video/ Panik në plazh në Spanjë, banorët ndjekin nga pas emigrantët që zbritën nga gomonia
Një skenë e pazakontë ndodhi të dielën në mesditë në plazhin Sotillo, në zonën Castell de Ferro të Granadës, ku një gomone me rreth 13 migrantë, të dyshuar se vinin nga Maroku, mbërriti papritur në breg, duke befasuar turistët dhe banorët lokalë. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00 me orën lokale, kur një gomone me disa të rinj u afrua në një nga plazhet më të frekuentuara të zonës. Siç shihet në videot që qarkullojnë në rrjetet sociale, migrantët u hodhën në det dhe notuan drejt bregut, duke shkaktuar kaos dhe panik mes pushuesve. Menjëherë pas zbarkimit, shumica e tyre tentuan të arratiseshin duke u shpërndarë mes turmës, por disa u ndoqën nga banorë të zonës, të cilët arritën të ndalonin disa prej tyre deri në...