VIDEO/ Pamjet e operacionit të SPAK në Shkodër dhe Tiranë, momenti kur specialet e RENEA-s kapërcejnë ‘murin e lartë’ për të kapur Cafin e Doklen

VIDEO/ Pamjet e operacionit të SPAK në Shkodër dhe Tiranë, momenti kur specialet e RENEA-s kapërcejnë ‘murin e lartë’ për të kapur Cafin e Doklen

Këto janë pamjet e ndara nga Policia e Shtetit të operacionit të koduar “Muri i Lartë” për arrestimin e të kërkuarve me masë nga GJKKO për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal në Shkodër e Tiranë, Bledar Cafi dhe Indrit Dokle. Specialet e RENEA-s kanë qenë ata që kanë kapërcyer murin e lartë me taktika operacionale të sofistikuara dhe kontroll të befasishëm në të gjithë territorin e banesës së Cafit, duke e kthyer përmbys. Dokle nga ana tjetër ka shpëtuar. Gjithashtu Policia ndau pamjet e Cafit pas arrestimit, i veshur sportiv, në pranga dhe me një xhaketë po sportive hedhur pas shpatullave. Njoftimi i Policisë: “Strukturat operacionale dhe hetimore të Policisë së Shtetit, konkretisht Forcat Speciale Renea, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Drejtoria...