Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
VIDEO/ Pamje të mjerueshme: Zjarret tentojnë t’i shuajnë me degë e shkurre
Shqipëria po përballet me një situatë alarmante zjarresh në disa vende të territorit, ndërsa temperaturat ekstreme që sot kanë arrijnë deri në 43 gradë celsius kanë përkeqësuar përhapjen e flakëve. Përballë kësaj situate, shteti po tregohet i pafuqishëm, ndërkohë që zjarrfikësit dhe forcat e ushtrisë në terren po luftojnë me mjete rrethanore, duke përdorur degë dhe shkurre. Por në mënyrë paradoksale, ministri i Mbrojtjes njofton se këto zjarre po monitorohen nga lart me dronët e shtrenjtë Bayraktar. “Që në orët e para të mëngjesit dronët Bayrakatar TB2 të Forca Ajrore kanë realizuar fluturime mbi 18 vatrat aktive për të vlerësuar...