VIDEO/ Neza: Në Shqipëri korrupsioni zbulohet nga media dhe opozita, jo nga institucionet e kontrollit
Gazetari Sami Neza, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka folur për mënyrën se si identifikohen rastet e korrupsionit në Shqipëri, duke e krahasuar situatën me vendet e Bashkimit Evropian. Neza tha se në vendet e BE-së, rastet e korrupsionit identifikohen përmes administratës, zyrave të kontrollit dhe auditit brenda institucioneve, përpara se dokumentacioni i dyshuar t’u përcillet institucioneve ligjzbatuese. Gazetari deklaroi se dosjet e korrupsionit që kanë përfshirë administratën e lartë shtetërore dhe kanë përfunduar në SPAK janë bërë publike ose janë zbuluar kryesisht nga media dhe opozita. Neza e cilësoi këtë situatë si tregues të asaj që ai e përshkroi si një ‘skeme’ dhe ‘kovalencë të jashtëzakonshme’ brenda institucioneve shtetërore, që sipas tij shtrihet nga nivelet e ulëta...
Burimi:
syri.net