VIDEO/ Ministrja Kumbaro: Aksion pastrimi në aksin Gjirokastër-Tepelenë

VIDEO/ Ministrja Kumbaro: Aksion pastrimi në aksin Gjirokastër-Tepelenë

Minstrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka ndarë pamje nga aksioni për pastrimin e aksit kombëtar, Gjirokastër-Tepelenë. Për të rruga nuk është kosh, ndërsa theksoi se po vazhdon lufta me mbetjet edhe në akset kombëtare. ”Anët e rrugëve shndërrohen në kosha plehrash për mbetjet e të paudhëve që nuk u dhimbset shëmtia dhe dëmi që shkaktojnë”. Ministrja Kumbaro cilësoi se aksi Gjirokastër-Tepelenë përshkohet nga mijëra udhëtarë e vizitorë çdo ditë, teksa ritheksoi thirrjen që të denoncohet në Policinë e Shtetit çdo rast i ndotjes nga makinat, pasi çdo ndotje është krim mjedisor”.