Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
VIDEO/ Ministri i Jashtëm serb takim në Uashington me sekretarin Marco Rubio
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, është takuar të mërkurën me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq, në Departamenti amerikan të Shtetit në Uashington. Nuk është e qartë se cila ishte tema e bisedës gjatë takimit dhe Rubio e Gjuriq nuk folën për media pas takimit. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe zyrtari i lartë i Byrosë për Çështje të Evropës dhe Euroazisë në DASH, Brendan Hanrahan dhe nënsekretarja Allison Hooker. Hanrahan gjatë korrikut kishte vizituar disa shtete të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën dhe Serbinë. Gjatë qëndrimit në Beograd, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, kishte deklaruar se temë e diskutimit me zyrtarin amerikan ishte nevoja për bashkëpunim ekonomik mes dy shteteve. Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar se më 7 gusht do të hyjnë...