VIDEO/ Mijëra qytetarë në njësinë nr.4 në pritjen e kreut të PD, Sali Berisha

VIDEO/ Mijëra qytetarë në njësinë nr.4 në pritjen e kreut të PD, Sali Berisha

Një pritje e jashtëzakonshme dhe entuziaste ka shënuar takimin e radhës të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, me banorët e njësisë nr. 4 në Tiranë. Takimi që mbahet si pjesë e fushatës për zgjedhjet e 11 majit, ka tërhequr mijëra qytetarë që kanë mbushur sheshet dhe rrugët e zonës për të dëgjuar liderin e opozitës dhe për të shprehur mbështetjen e tyre. Atmosfera është jashtëzakonisht e ngrohtë, me flamuj të PD-së që valëviten kudo, duke simbolizuar mbështetjen për një Shqipëri madhështore.
Burimi: Syri.net