VIDEO/ Messi vazhdon të shkëlqejë në SHBA, takimi special me Levandovskin, në fund ndahen në ‘paqe’!

VIDEO/ Messi vazhdon të shkëlqejë në SHBA, takimi special me Levandovskin, në fund ndahen në ‘paqe’!

Chicago Fire-Inter Miami ishte një sfidë e veçantë në MLS, kjo pasi përballë ishin dy legjenda si Leo Messi dhe Robert Lewandowski. Dy ish futbollistët e Barçës ishin protagonistë absolut, me polakun që realizoi një gol shumë të bukur në minutën e 10-të duke i dhuruar avantazhin ekipin të tij. Me fillimin e pjesës së dytë, Inter Miami reagoi, me Leo Messin që dhuroi një assist për Casemiro-n, me këtë të fundit që nuk shpërdoroi duke barazuar shifrat në 1-1, rezultat që mbeti i pandryshuar deri në fund. Për Messin ky ishte assisti i 423 në karrierë, një rekord absolut ky i “pleshtit” argjentinas, askush nuk ka bërë më mirë se Leo Messi në këtë aspekt.