VIDEO/ Merr flakë autobusi me pasagjerë në hyrje të tunelit të Elbasanit, bllokohet qarkullimi
Merr flakë autobusi në hyrje të tunelit të Elbasanit, bllokohet qarkullimi Një autobus është përfshirë nga flakët në hyrje të tunelit të Elbasanit, duke shkaktuar alarm dhe bllokim të përkohshëm të qarkullimit në këtë aks. Pasagjerët që ndodheshin në autobus janë detyruar të zbresin nga mjeti. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit dhe nuk ka një informacion për persona të lënduar.
Burimi:
syri.net