VIDEO/ ‘Mea Culpa’

VIDEO/ ‘Mea Culpa’

Nga Anila Sulstarova - Piranjat  Unë, Edi Rama, kërkoj falje publike! Kërkoj falje publike që pata më shumë nevojë ta shihja vendin tonë si një kartolinë për të huajt, sesa të kuptoja si ndiheshin njerëzit që jetonin brenda asaj kartoline. Kërkoj falje që, edhe pse shihja sinjale që bashkëpunëtorët e mi të afërt po pasuroheshin, i racionalizoja dhe i arsyetoja. Dhe acarohesha që kjo ju revoltonte: -pakënaqësitë i dëgjova si sulm, dëshpërimin si ankesë dhe - zemërimin si mungesë mirënjohjeje. Kërkoj falje që pasurinë e disave e përdora si provë të mirëqenies së të gjithëve. Mund të kemi hotele dhe biznese shumë të suksesshme. Por kemi edhe njerëz jashtëzakonisht të lodhur, që nuk do arrijnë kurrë të kenë një shtëpi të tyren. Lodhja e tyre...