VIDEO/ Mban titullin ‘doktor shkencash’, Taulant Balla e ka kopjuar dizertacionin nga një punim shkencor europian

VIDEO/ Mban titullin ‘doktor shkencash’, Taulant Balla e ka kopjuar dizertacionin nga një punim shkencor europian

E mbrojtur në vitin 2015 në Universitetin Aleksandër Joan Kuza në Lasi të Rumanisë, doktoratura e një nga figurave kryesore të Partisë Soacialiste, Taulant Balla, me titull “Reformimi i Sistemit të vendimarrjes në Bashkimin Europian”, rezulton plagjiaturë. I gjithë kapitulli 5 është i kopjuar. Z.Balla e ka vjedhur informacionin nga një punim shkencor i “Qendrës Për Kërkime Politike Europiane” në Bruksel, material i botuar në vitin 2009 dhe i mbrojtur me të drejtat e autorit. Dhe paradoksi më i madh është se pas marrjes së titullit “doktor shkencash” me këtë dizertacion, Balla ka mbajtur edhe detyrën e Kryetarit të Delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë në Parlamentin Europian, një pozicion kyç ky pasi Shqipëria prezantohej në atë kohë në Europë me z.Balla. Kapitulli i kopjuar i...